Një këmbësor është goditur nga një automjet në vendkalimin për këmbësorë pranë objektit të Komunës së Prishtinës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga Gazeta Express, tregojnë praninë e policisë dhe qytetarëve në zonë.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo gjendja shëndetësore e këmbësorit.
Gazeta Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por akoma nuk ka përgjigje.













