
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Stantërg të Mitrovicës, ku një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në fakt ky ka qenë vetaksident dhe shoferi i veturës është dërguar në spital.
Raporti i plotë i Policisë:
Fsh. Stantërg, Mitrovicë 22.01.2022 – 13:48. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.












