Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zhabar të Mitrovicës, ku janë përfshirê dy vetura dhe mbetën të lënduar 5 persona, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime
Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kan pësuar lëndime trupore.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.











