Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku si pasojë kanë pësuar lëndime 2 pasagjerë.
Raporti Policor:
Fsh. Bukosh, Vushtrri 14.06.2023 – 17:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar dy pasagjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.













