Një 60 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teramo.
Bëhet fjalë për Agron Gjata, banues në Controguerra i cili dyshohet derisa kishte tentuar të parakalonte me Nissan Juke-n e tij, preku një furgon dhe u përmbys disa herë.
Sipas mediave italiane, mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.
Mediat italiane shkruajnë se 60 vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital./Sinjal












