Dy të mitur janë aksidentuar me veturë pasi që kanë humbur kontrollin duke përfunduar në një muri, shkruan Veriu.info.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar i mitur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Fsh. Reznik, Vushtrri 12.06.2023 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin (pa patent shofer), nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një muri rrethues. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar i mitur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Foto nga arkivi












