Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, me që rast dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Veriu.info” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Në këtë aksident u përfshinë dy vetura civile.
“Sonte, rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugor fshati Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve civile. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Avni Zahiti./ Veriu.info












