Sot është zhvilluar një aksion kundër drogës afër palestrës sportive në Gjilan pas identifikimit të një personi të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike. Hetimi i nisur që një kohë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit sot në banesën e tij, në rrugën “Idriz Seferi”.
Aksioni i nisur në mëngjes kishte për qëllim arrestimin e të dyshuarit, i cili në bazë të informacioneve të para po bënte shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve. Banesa e tij u kontrollua në bazë të urdhrit të aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake ku u gjetën drogë, mulli, e pasaportë, që do të përdoren kundër tij gjatë procesit të hetimit.
Sipas burimeve brenda Prokurorisë, zyrtarët policorë gjetën disa qese me marihuanë, pajisje për përpunimin dhe matjen e drogës dhe një pasaportë e Republikës së Serbisë.
Për shkak të dyshimeve të ngritura ndaj tij, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal së bashku me gjësende e sekuestruara gjatë bastisjes












