Prokuroria Themelore në Ferizaj po zhvillon sot një aksion kundër ndërtimeve pa leje në Brezovicë, ka bërë të ditur prokurori i rastit, Rasim Maloku.
Prokurori Maloku ka thënë e aksioni është në fazën fillestare teksa po zhvillohet për të parë gjendjen në terren si ndërtimet pa leje.
I pyetur nëse priten arrestime sot, Maloku tha se sot do të bëhet vetëm skanimi i gjendjes në terren.
“Është duke u bë një aksion, jemi në fazën fillestare. Ka të bëjë me ndërtimet pa leje, në cilat zona janë ndërtuar etj. Sot kemi vetëm skanim të gjendjes faktike në terren”, tha Maloku për Express.
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje në Brezovicë ka nisur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, ishin arrestuar gjatë aksionit të muajit dhjetor, 2021.











