
Një hetim i Drejtorisë Rajonale të Policisë i nisur që një kohë ka rezultuar me identifikimin e një personi që dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajde”, i cili ka qenë objekti hetimit që ka përfshirë masa të fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Gjykata.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni që u zhvillua janë kryer bastisje dhe është arrestuar një person i dyshuar, si dhe janë siguruar prova që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.
Sinjali mëson se Hetimet Rajonale kanë aplikuar masa të fshehta për hetimin e këtij rasti.
I dyshuari pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.










