Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuzë për korrupsion ndaj 12 zyrtarëve, disa të Ministrisë së Arsimit: Dëmi mbi 3 milionë euro

31/12/2025 - 15:25
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuzë për korrupsion ndaj 12 zyrtarëve, disa të Ministrisë së Arsimit: Dëmi mbi 3 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “,“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve“.

Sipas aktakuzës, siç njofton Prokuroria Speciale, të pandehurit persona fizik: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe të pandehurit persona juridik: ”A&F P. Sh.p.k, ”S. Sh.p.k”, ”Sh.G Sh.p.k”., kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë mashtruar në procedurat e prokurimit publik me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Tutje, Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit A.M, N.D., nga 02.04.2019 e deri më 11.03.2021, në cilësinë e personave zyrtarë pranë MASHT, kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit “Blerja e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, të cilat favorizonin operatorin fitues dhe përjashtonin padrejtësisht operatorë të tjerë. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 1,824,970.00 euro.

“Të pandehurit A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., nga 26.10.2020 deri më 27.11.2023, në cilësinë e personave zyrtarë pranë MASHT, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1900% më të larta se ato të tregut duke i shkaktuar buxhetit dëm prej 2,148,282.35 euro.

Gjithashtu, në kundërshtim me kushtet e kontratës, kanë lejuar dorëzimin e produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte përcaktuar në kontratë. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 3,626,243.80 euro” – thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’
24/05/2026 - 14:45

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi...

Më shumëDetails

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt
24/05/2026 - 14:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova”, në Velani të Prishtinës. Rama shkruan se  “projekti...

Më shumëDetails

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
24/05/2026 - 14:24

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit “Un Couple (Presque) Parfait”, një biografi e re nga gazetari...

Më shumëDetails

Kurti diskuton me studentë shqiptarë në Zvicër, ua tregon planin për themelimin e pesë gjimnazeve të specializura

Kurti diskuton me studentë shqiptarë në Zvicër, ua tregon planin për themelimin e pesë gjimnazeve të specializura
24/05/2026 - 14:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë momente nga diskutimi i tij me studentë shqiptarë në Zvicër, nga ku u shpreh se forma më e lartë e patriotizmit...

Më shumëDetails

Bardhyl Hasanpapaj: Bashkohuni me LDK-në për punë të mirë e të mbarë

Bardhyl Hasanpapaj: Bashkohuni me LDK-në për punë të mirë e të mbarë
24/05/2026 - 14:01

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, fton qytetarët t’i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar angazhimin për punë të mirë e të mbarë. “Lërini ata që...

Më shumëDetails

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën
24/05/2026 - 13:45

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë