Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akti i nënshkruar nga Trumpi, Serwer: Kosova në dokument, por jo domosdoshmërisht në prioritet

23/12/2025 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer: Vuçiq do “Serbinë e madhe”, Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënshkrimi i Aktit të Mbrojtjes nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer Kosovën në fokusin e debatit politik në Uashington. Përfshirja e Kosovës në këtë dokument si dhe riafirmimi i njohjes reciproke si bazë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë e kundërshtimi i ndarjeve territoriale mbi baza etnike, janë interpretuar si sinjal pozitiv për vijimësinë e mbështetjes amerikane.

Megjithatë, sipas ekspertit amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, kjo gjuhë duhet lexuar me shumë kujdes.

Sipas Serwerit, përfshirja e këtyre formulimeve nuk është domosdoshmërisht shprehje e një konsensusi të fortë politik në SHBA, por më tepër një reagim ndaj përpjekjeve intensive të lobistëve që synojnë ndryshimin e politikës tradicionale amerikane ndaj Kosovës.

“Ndërsa më pëlqen gjuha që Kongresi ka miratuar, do të ishte gabim të interpretohej ajo si një shenjë pa mëdyshje pozitive. Arsyeja pse kjo gjuhë është përfshirë është se lobistët po punojnë intensivisht për të përmbysur politikën tradicionale të SHBA-së, e cila favorizon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe njohjen e ndërsjellë me Serbinë. Kjo është një përpjekje për t’i bllokuar lobistët dhe do të funksionojë deri në një pikë. Por Presidenti ka autoritet pothuajse 100 për qind në politikën e jashtme dhe Trump i konsideron të bezdisshme kufizimet e tilla. Nuk mund t’ju premtoj se ai do ta respektojë gjuhën e parashikuar në ligj”, ka thënë Serwer.

Ai ka vlerësuar se Kongresi ka tentuar të vendosë një lloj “frenimi” ndaj ideve që bien ndesh me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, por ka paralajmëruar se kjo mbrojtje është e kufizuar.

Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Serwer ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë ta ketë si objektiv kryesor njohjen reciproke, por ai ka shprehur skepticizëm se ky ligj e bën këtë qëllim më të arritshëm sesa më parë.

Edhe në lidhje me perspektivën euroatlantike, Serwer është shprehur i rezervuar. Ai ka vënë në dukje se administrata Trump ka treguar qëndrim armiqësor ndaj Bashkimit Evropian dhe nuk ka qenë përkrahëse e zgjerimit të NATO-s, çka e bën të paqartë mbështetjen reale për anëtarësimin e Kosovës në këto struktura.

“Kosova duhet gjithmonë të synojë njohjen e ndërsjellë. Por nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo është më e mundshme sot sesa para se të nënshkruhej ligji. Po ashtu, nuk kam asnjë arsye të besoj se Administrata do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në BE apo në NATO. Strategjia e sigurisë kombëtare e Presidentit është armiqësore ndaj BE-së. Ai nuk ka qenë përkrahës i zgjerimit të NATO-s. Pika kryesore këtu është bllokimi ose ngadalësimi i ndryshimeve në politikën amerikane që mund të jenë të dëmshme për Kosovën. Ka njerëz që po shtyjnë për këto ndryshime. Bllokimi i tyre kërkon vigjilencë të vazhdueshme”, ka potencuar ai.

Sipas Serwerit, beteja kryesore zhvillohet në prapaskenë, mes lobimeve dhe interesave të ndryshme dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme nga institucionet dhe diplomacia kosovare për të mbrojtur interesat e vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të enjten e shkuar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Dokumenti mbi 3 mijë faqesh thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Një seksion i veçantë i kushtohet marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Palët inkurajohen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit e arritur më 27 shkurt 2023, tek përjashtohet ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi të jetë shënuar përparim në dialog, SHBA-ja ka listuar veprimet që mund t’i ndërmarrë, ku përfshihet angazhimi për marrëveshje e cila ka njohjen reciproke në qendër, si dhe vendosjen e dialogut strategjik nga ana e Uashingtonit me Kosovën e Serbinë, raporton Koha.

Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve.

JU REKOMANDOJMË

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Përplasje në Dumnicë të Podujevës – dy vëllezër dyshohen për sulm, njëri tentoi të nxjerrë një mjet të fortë

23/12/2025 - 08:51
Policia deklarohet për vdekjen e Shemit
Lajme

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025 - 08:39
Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Lajme

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

23/12/2025 - 08:29
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Kryesore

Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës

23/12/2025 - 08:09
Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington
Kryesore

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

22/12/2025 - 22:52
Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”
Kryesore

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

22/12/2025 - 22:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë