Talljet me deputeten e VV-së, Adriana Matoshi, të cilës ia shkruan statuset Dejona Mihali, nuk kanë të ndalur.
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka ironizuar me përformancat e deputetes Matoshi në sallën e Kuvendit, e cila jo rrallë vesh bluza me mbishkrime që përmbajnë mesazhe për partitë opozitare.
Krasniqi e ka montuar një përformanrcë të saj, duke shkruar në bluzën e deputetes: kush po mi shkruan statusat, kush?
Ditë më parë, Matoshi, gjatë një seance kishte shkruar në bluzën e saj: Kush ka humb si dinari, kush?
Gazeta Nacionale dje ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, i cili ka ndodhur gjatë seancës parlamentare. Në mesazhe, Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.












