Aktivisti Pejak i tha medias Nacionale në intervistën e shkurtër se gjatë hulumtimeve të tij ka marrë vesh prej burimesh të brendshme se Berishaj paratë e tij të tërhequra nga kompania M&B Consulting i dërgonte te kryeministri ynë, Albin Kurti.
“E dimë nga një burim i brendshëm se ai po transferonte ato para te Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.” – i tha Pejak Nacionale i bindur për një gjë të tillë.
Ai po ashtu tha se ambasadori Berishaj ka përdorur favoret e tij diplomatike që t’i mbulonte gjurmët dhe të dërgonte para pa u kontrolluar.
Kujtojmë se raportimet për skandalin e Martin Berishajt kishin nisur dy vjet më herët nga disa media sllovene. Kryeministri Kurti me vartësit e tij vazhdimisht e kanë mbrojtur ambasadorin Berishaj përkundër presionit të madh nga opozita që ai të jepte dorëheqje.
Prokuroria Speciale njoftoi sot se diplomati Martin Berishaj është intervistuar lidhur me dyshime për tre vepra penale.











