Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktivisti shumëvjeçar i VV-së jep dorëheqje: Haram ju qoftë djersa ime

21/05/2022 - 20:30
në Kryesore, Lajme
A A
Aktivisti shumëvjeçar i VV-së jep dorëheqje: Haram ju qoftë djersa ime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Blerim Saramati, një anëtar për kohë të gjatë i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka dhënë dorëheqje sot nga subjekti politik, për shkak të disa pakënaqësive që ai i ka renditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se brengat dhe pakënaqësitë e tij i ka adresuat edhe në strukturat lokale dhe qendrore të partisë, por përpos që s’janë marrë parsysh, Saramit ka thënë se edhe është anatemuar e sulmuar.

“Egoizmi i strukturave të larta në fillim krijoi shqetësimin e aktivistit, e me kalimin e kohës ky shqetësim u shndërrua në brengë dhe revoltë. Kur këto brenga dhe revolta u përcollën në Kryesinë Lokale dhe atë Qendrore jo vetëm që nuk u përfillën por bartësit e tyre filluan të anatemohen e të sulmohen me mjete dhe metoda nga më të ulëtat”, ka shkruar ai.

“Grupet e caktuara, Kryesia e Qendrës në Prizren dhe Kryesia Qendrore në Prishtinë e kanë “haram” gjithë djersën, mundin, sakrificën dhe aktivitetin tim”, ka shtuar Saramati.

Kjo është letra e plotë e dorëheqjes së tij, pa redaktim:

DORËHEQJE

Të dashur miqë!

Shumë vite në politikë, konkretisht në Lëvizjen Vetëvendosje! ishin vullnet, dëshirë, përkushtim, angazhim, vetëmohim….e shumëçka tjetër.

Krejt duke e dëshiruar më të mirën për shoqërinë dhe shtetin.

Për kaq shumë vite njoha shumë prej jush, miqë, djemë e vajza të mrekullueshme, burra e gra punëtore, veteranë e pensionistë të palodhur. Të tubuar së bashku rreth kauzave të lirisë, barazis dhe drejtësis, me të vetmin qëllim ndryshimin pozitiv.

Kur menduam se erdhi dita e ndryshimit katër vite të qeverisjes lokale nga Mytaher Haskuka me shokë i shkelën të gjitha parimet në të cilat u thirrëm si organizatë.

E mira e përgjithshme u nënkuptua si e mirë individuale e grupore. U shkëput çdo hallkë e bashkëpunimit mes strukturës dhe pushtetit me aktivistët dhe popullin

Egoizmi i strukturave të larta në fillim krijoi shqetësimin e aktivistit, e me kalimin e kohës ky shqetësim u shëndërrua në brengë dhe revoltë. Kur këto brenga dhe revolta u përcollën në Kryesinë Lokale dhe atë Qendrore jo vetëm që nuk u përfillën por bartësit e tyre filluan të anatemohen e të sulmohen me mjete dhe metoda nga më të ultat.

……………………..

Vazhdoi si vazhdoi, aktivisti nuk u demoralizua, vepronte e shpresonte se një ditë do të reflektohej.

Por fatkeqësisht nuk ndodhi ajo që pritej. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 sërish aktivistëve iu imponua kandidati për kryetar komune. Për interesa të rretheve të caktuara e në kundërshtim me vullnetin e bazës u shkelë edhe statusi dhe ndodhi diktati. E diktati solli humbjen e zgjedhjeve dhe turpërimin. Por grupi turpin filloi ta hajë si bukën e përditshme.

Fajin e tyre filluan të ia faturojnë aktivistëve dhe qytetarëve. Të gjithë kishin faj përveq atyre.

Kur shpresuam se nga lartë do të vinte një sinjal reflektimi dhe veprimi pozitiv ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Me qëllim të përjashtimit dhe mbytjes së zërit kritik mbrenda organizatës sërish me diktat u suprimuan të gjitha strukturat në bazë tē zgjedhura në mënyrë demokratike për të emëruar të ashtuquajtur Koordinator të Qendrës fajtorin kryesor që shkatërroi organizatën lokale.

Edhe zgjedhjet e mbrendshme që kanë filluar nëpër pika e vërtetojnë që njerëzit e zgjedhur në krye të tyre duhet të jenë të përshtatshmit dhe servilët.

………….

Kurrë nuk bëhem “pishman” për të kaluarën time, për aktivitetin dhe kontributin tim në kërkim të vlerave qytetare si aktivist i Lëvizjes. I jam shumë falenderues familjes, farefisit dhe shokëve për mirëkuptimin, përkrahjen dhe kurajon që ma kanë dhënë vazhdimisht.

Të gjithë aktivistëve të mirë të Lëvizjes ia shprehë tanë falenderimin në bashkëpunim.

Grupet e caktuara, Kryesia Qendrës në Prizren dhe Kryesia Qendrore në Prishtinë e kanë “haram” gjithë djersën, mundin, sakrificën dhe aktivitetin tim.

Kurrë nuk mund të ua bëjë “hallall”, përgojimet, përbuzjet, sulmet, sharjet, etiketimet, anatemimet……

Le ti mbajnë si flamur i ndërgjegjies së tyre të rrënuar!

Unë nuk mund të vazhdojë akoma me të tillë njerëz.

Prej sot jam qytetar i lirë i çliruar nga prangat politike dhe kurthi i egoizmave, arrogancave dhe diktateve të liderëve dhe liderucëve aktual të Lëvizjes.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë