Publikimi e një serie videosh intime të kompozitorit Adrian Hila dhe disa shokëve të tij me të paktën 17 këngëtare, aktore dhe zonja të tjera të artit, duke kryer marrëdhënie seksuale dyshe dhe treshe, duket se ka alarmuar dhe futur në panik të gjithë rrethin e artistëve që kishin njohje me kompozitorin hamshor.
Dhjetëra këngëtare, aktore, blogere dhe të ashtuquajtura vajza VIP kanë zhdukur mbrëmë dhe sot nga rrjetet sociale çdo foto të tyren në studion muzikore të Ad Hilës, me qëllim për të hequr çdo dyshim dhe për t’i shpëtuar përgojimit. Gra dhe vajza kanë fshirë çdo foto me kompozitorin edhe jashtë studios së tij muzikore, të cilën e kishte përshtatur edhe si dhomë erotike.
Në disa nga videot e Ad Hilës, përpos një atij vetë, një aktoreje apo këngëtareje, shfaqet edhe persona të tretë, lidhje të tij shoqërore. Në disa video, mësohet se shfaqen edhe moderatorë, gazetarë dhe politikanë në raporte intime me njerëz të artit.
Në videot intime mësohet se shfaqen zonja të artit dhe kulturës si V. K., J. I., A. M., Z. Ç., E. A., R. D., R. R., F. R., E. B., B.N., G. L., A. T., O. R., R. S., K. H., K. D., A. Sh., D. Zh., dhe Y. N.
Ndërkaq, pas shpërndarjes së videove, kryesisht në Whatsapp të rretheve të gazetarëve dhe artistëve, dy nga protagonistet, aktorja Monika Lubonja dhe këngëtarja Eli Fara, mësohet se po kalojnë një gjendje të rënduar psikologjike, madje Lubonja ka përfunduar në spital.
Nga ana tjetër, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të materialeve intime, themeluesi i Acromac, Aldor Nini, ka paralajmëruar portalet të mos i postojnë materialet dhe se kushdo që i shpërndan do të raportohet tek autoritetet. Sipas tij, provat po i dërgohen njëkohësisht Drejtorisë së Policisë, e cila po merret me identifikimin e personave që i shpërndajnë këto materiale.
Nga ana tjetër, edhe Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet.
Burime pranë drejtorisë së policisë bëjnë me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet.













