Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzat e PDK’së për keqpërdorim të 9 milionë eurove, si u arsyetua Durmishi

18/04/2022 - 17:01
në Lajme
A A
Durmishi: Nga 5 janari fillon implementimi i E-testimit për patentë shoferë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

PDK-ja e akuzoi sot Ministrinë e Infrastrukturës së ka nënshkruar 42 kontrata njëburimore, në mënyrë të negociuara, që kanë vlejtur 9 milionë euro. Për këtë, u akuzua veçanërisht zëvendësministri Hysen Durmishi. Dhe, këtyre akuzave u është përgjigjur ai.

Zyrtarët e lartë të PDK-së kanë dalë sot në një konferencë për të folur për atë që, sipas tyre, është një “super aferë” e Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë shpërndarë për media edhe listën me kontrata në të cilat PDK-ja pretendon se janë bërë keqpërdorimët. Për këto kontrata është deklaruar zv.ministri Durmishi.

Ai thotë se këto janë aneks-kontrata, të parashikuara me ligj, për punët shtesë.

“Këto të gjitha janë aneks-kontrata, të cilat janë të përcaktuara me ligj, janë aneks-kontrata për punët shtesë. Domethënë ne vetëm një kontratë të negociuar e kemi realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, vitin e kaluar. Shumica prej tyre janë kontrata të vjetra, domethënë të kaluara që kanë qenë kërkesa për punë shtesë të cilat i kanë kaluar krejt procedurat, por vetëm ka mbetur pa u nënshkruar”, tha Durmishi për Kallxo.com.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës për nënshkrimin e 42 kontratave njëburimore, vlera e të cilave arrin mbi nëntë milionë euro.

Duke thënë se nënshkrimi i kontratave të tilla nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, Tahiri në një konferencë për media, të hënën, ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetime për këto kontrata.

“Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga z. (Liburn) Aliu dhe z.(Hysen) Durmishi kanë nënshkruar 42 kontrata njëburimore, vlera e të cilave arrin mbi 9 milionë euro. Nënshkrimi i këtij numri të kontratave njëburimore, pa konkurrencë, në mënyrë të negociuar, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ky është një rast për Prokurorinë e Kosovës sepse shpenzohen rreth 9 milionë euro, apo 10 për qind e buxhetit të kësaj ministrie të shkojnë në punë të paparashikueshme, është e patolerueshme dhe kërkojmë nga Prokuroria që të hetojë mbi këto kontrata”, ka thënë ai.

Në konferencë, e pranishme ishte edhe deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, sipas të cilës, këto shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik “janë argumentuar”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë