Një alarm për bombë është ngritur sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana ka thënë se policia menjëherë ka ndërmarrë masat e sigurisë në zonë.
“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha ai.












