Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmante numri i viktimave të dhunës në familje në vitin 2023

23/01/2024 - 10:18
në Kryesore, Lajme
A A
Alarmante numri i viktimave të dhunës në familje në vitin 2023
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhuna në familje viteve të fundit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2023 kanë qenë mbi 2,700 raste të dhunës në familje, me numër më të lartë të gjinisë femërore. Psikologë e sociologë konsiderojnë se pasojat e dhunës në familje janë të mëdha, përfshirë edhe agresivitetin e jo socializimin që ato viktima mund të pësojnë.

Dikur shtëpia konsiderohej streha më e sigurtë dhe e rehatshme po thujase për secilin, por me kalimin e kohës dhe ndryshimeve në shoqëri, pikërisht kjo vatër është bërë sinonim I dhunës. Këtë ë vërtetojnë edhe statistikat e Policisë së Kosovës, sipas të cilave në vitin 2023, u regjistruan mbi 2, 700 raste të dhunës në familje, ku në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra.“Gjatë vitit 2023, janë evidentuar 2717 viktima të dhunës në familje, prej tyre 2120 femra dhe 597 meshkuj”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në përhapjen e kësaj dukuri të shëtuar në shoqërinë tonë, thotë Vehbi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale.“Institucionet duhet të plotësohen me staf dhe të kenë staf profesionist adekuat sepse janë në mungesë të stafit, njëkohësisht edhe dënimet për kryesit e veprës duhet të jenë shume rigoroze dhe të zbatohen ato dënimë sepse në shumicën e rasteve po shohim që kemi thyerje të urdhërit të mbrojtjes dhe në secilin rast të zbatohet vendimi i gjykatës sidomos rastet recidiviste duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh”, tha Mujku për RTV21.Dhuna në familje lë pasoja të mëdha tek viktimat, thotë psikologu Petrit Thaçi, sipas të cilit, nuk përjashtohet mundësia që një person që ka përjetuar dhunë të jetë i dhunshëm ndaj të tjerëve, ose të distancohet nga jeta sociale, duke e humbur funksionin në shoqëri.“Dhuna provokon gjendje problematike, emocionale, nivel traumatik, pra ç’rregullime të ankthit të shtyjë personat në gjendje depresive dhe frikëra të mëvonshme rreth vetës së tij, çasjet sociale, konceptet e përgjithshme për vetën se kush jam unë, sa jam i pranuar unë, sa jam i rrezikuar unë. Me kë mund të bisedoj, me kë mund të bashkëpunoj dhe kujt mund t’i besoj në njëfarë mënyre. Pra, i cënon këto koncepte për jetën përgjithësisht për jetën në vazhdim”, tha Thaçi për RTV21.Ndërsa për ndikimin negativ të dhunës në familje tek fëmijët, sociologia, Flaka Ymeri, nuk e përjashtin mundësinë që ata një ditë të bëhen dhunues potencial.“Faktorët të cilët na sjellin tek dhuna mund të jenë të shumtë duke filluar nga edukimi familjar e pastaj faktorët të cilët mund të na çojnë se nëse një fëmijë rritet në ambiente të dhunës mund të jetë potencial konkret për dhunë”, tha Ymeri.Çështja e mbështetjes së viktimave të rasteve të dhunës në familje, është e rregulluar me ligje dhe akte nënligjore, por, ankesat e viktimave të dhunës vazhdimisht kanë shpërfaqur të metat në zbatimin e këtyre normativave ligjore./21Media

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë