Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmon avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës

09/02/2022 - 09:17
në Lajme
A A
Alarmon avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Speciale nuk janë duke janë duke u gjykuar individët, është duke u gjykuar historia, narracioni i luftës dhe e ardhmja e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Ekonomia Online, Pierre Prosper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Hagë ka tendencë për të rishkruar historinë e Kosovës nga një Gjykatë, e cila po e gjykon popullin që vet e ka krijuar. Ai thotë se mbrojtja tashmë ka humbur besimin në një Prokurori, e cila fsheh dokumentet shfajësuese për krerët e UÇK-së.

Në këto rrethana, Prosper i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate. Ai kërkon që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës.

Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.

EO: Z. Prosper, ju rrallë e keni marrë fjalën në seancat statusore. Kësaj radhe keni qenë shumë i ashpër me Prokurorinë e Dhomave të Specializuara. Pse?

Pierre Prosper: Mendoj se është e rëndësishme që procesi të jetë korrekt. Dhe atë çka kemi parë të shpaloset në Dhomat ishte me të vërtetë paragjykuese dhe jo korrekte ndaj të akuzuarve. Ne duam të sigurohemi që të akuzuarit t’i kenë të gjitha të drejtat të respektuara dhe të garantuara. Një nga çështjet për të cilat jemi të brengosur është se pamë një fshehje të informatave të rëndësishme.

EO: Ju jeni ish-ambasador i SHBA-së për krimet e luftës dhe keni ndihmuar në krijimin e një gjykate për krime lufte në vende të ndryshme. Si krahasohen ato me Gjykatën Speciale?

Pierre Prosper: Deri më tash kjo gjykatë nuk po i përmbush standardet, sipas nesh. Nëse shikon gjykatat ndërkombëtare, kjo do të duhej të kishte standardet më të larta, integritetin më të lartë. Por, deri tash, Dhomat e Specializuara po dështojnë t’i përmbushin këto, dhe mënyra se si po vepron Prokuroria, duke i fshehur informatat dhe duke mbajtur gjithçka si konfidenciale, është e vështirë, jo vetëm për dikë që është i akuzuar, por është vështirë për të gjetur të vërtetën se çka ka ndodhur në vitin 1998-1999.

EO: Bazuar në këtë që ju thoni, a janë krerët e UÇK-së duke u ballafaquar me një gjykim të drejtë?

Pierre Prosper: Atë që po e ndjejmë deri më tash është se procesi nuk është korrekt. Kur t’i fsheh informata të rëndësishme, informata që tregojnë se personi nuk është fajtor, atëherë kjo është problematike. Dhe kjo është ajo për çka ne po ankohemi. Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria me të vërtetë duhet ta respektojnë sundimin e ligjit, të zhvillohen faktet dhe të na çojnë te e vërteta dhe te rezultati i dëshiruar.

EO: Pra ju nuk keni më besim në këtë Prokurori?

Pierre Prosper: Aktualisht është në pikëpyetje dhe jemi shumë të rezervuar për procesin dhe për atë se çka po ndodh. Jemi shumë të brengosur për mënyrën se si po zhvillohet ky proces, dhe është shumë e rëndësishme që të ketë mbikëqyrje, qoftë nga Bashkimi Evropian, e cila e ka filluar këtë, ose nga trupi gjykues ose nga dikush tjetër. Pra, duhet të ketë mbikëqyrje në këtë proces.

EO: Lirimi i përkohshëm është refuzuar çdoherë për presidentin Thaçi, edhe pse ju si Mbrojtja e tij keni ofruar kushte strikte në Kosovë dhe në vendet e treta. A ka ndonjë kusht që do të plotësonte gjykata për ta liruar nga paraburgimi?

Pierre Prosper: Nuk e dimë se cilat kushte do të ishin të mjaftueshme për gjykatën. Dhe kjo është një nga arsyet që ne po i kërkojmë gjykatës të bëjë një seancë dëgjimore, ku do të mund të kemi Policinë e Kosovës ose dikë tjetër që t’ia shpjegojnë gjykatës se çka do të mund të bënin që ta siguronin atë se integriteti i procedurave gjyqësore nuk do të dëmtohej nga një lirim i përkohshëm. Shpresojmë se gjykata tashmë po e shqyrton këtë dhe do të kemi një seancë dëgjimore për këtë që na mundëson të ecim përpara.

EO: Ju theksuat se po të kishte një proces të tillë në Gjykatat brenda Kosovës do të kishte një reagim shumë të ashpër të Bashkësisë ndërkombëtare, të Institucioneve, Shoqërisë civile dhe mediave. A mendoni se duhet një reagim mbarëshoqëror për atë që po ndodh në Hagë?

Pierre Prosper: Absolutisht! Populli i Kosovës, shoqëria civile, Qeveria duhet ta trajtojnë këtë rast më me kujdes. Është një rast më shumë se sa kundër individëve. Në të vërtetë është një gjykim kundër një vendi, një gjykim kundër popullit të tij. Sepse, ajo çka po ndodh këtu është një tendencë për të shkruar një histori, e cila, sipas këndvështrimit tonë, nuk është e saktë. Po ashtu, është një gjykim nga këto Dhoma dhe pjesëmarrësit e këtyre Dhomave rreth kapaciteteve dhe kualitetit të popullit të Kosovës. Unë mendoj se populli i Kosovës duhet të ketë pronësi në këtë proces. Populli duhet të jetë i përfshirë, duhet ta ketë fjalën e vet, sepse kjo do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e vendit.

EO: UÇK-ja kishte të njëjtin objektiv me NATO-n për të çliruar Kosovën nga shtypja serbe. Duke qenë se Gjykata Speciale akuzon UÇK-në si një ndërmarrje kriminale, a mendoni se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mund të njolloset edhe nga kjo?

Pierre Prosper: Teoria e prokurorisë se UÇK-ja është një organizatë kriminale është shumë problematike. Është problematike nga aspekti i realitetit se çka ka ndodhur. Është problematike edhe sepse kur flisni për këtë, atëherë, përtej kësaj teorie, ju po thoni se NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare janë renditur, me vetëdije, me një organizatë kriminale. Dhe ky është një nga problemet që e kemi me këtë rast. Ne besojmë se kjo teori është e ekzagjeruar, e pasaktë dhe ka për qëllim të rivendosë dhe të korrigjojë historinë.

EO: Duke parë agresivitetin e Prokurorisë dhe politizimit të saj, a besoni se krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces?

Pierre Prosper: Ky është dhe qëllimi! Qëllimi është që e vërteta të dalë në pah. Dhe ne besojmë fuqishëm në pozitën tanë si mbrojtje. Ne besojmë fuqishëm se faktet do të tregojnë se ata nuk janë përgjegjës për krimet me të cilat ngarkohen. Është e rëndësishme edhe për popullin e Kosovës që ta dijë se, siç thashë, ky rast është për Kosovën, është rast për shoqërinë, është rast për të ardhmen dhe historinë e tij. Prandaj, populli duhet të jetë më i përfshirë dhe duhet të kujdeset për këtë. Qeveria aktuale duhet të kujdeset për këtë. Sepse, sa më shumë sy që i lëshohen këtyre procedurave, aq më shumë ka gjasa që të kemi një proces korrekt dhe transparent. Nëse populli nuk e vret mendjen për këtë, nëse populli mendon se kjo është një çështje që i përket Hagës, atëherë ajo çka mund të ndodhë është se nuk do të ketë rezultate në interes të vendit. Mënyra e vetme që sundimi i ligjit të funksionojë është kur secili angazhohet dhe është aktiv. Sepse, duhet të dimë se sundimi i ligjit është diçka rreth popullit, nga populli, për popullin. Nuk është një institucion që i thotë popullit ose një shoqërie se si duhet të mendojë ose si ta shohë botën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë