Deputeti i PDK-së, Ferat Shal, ka konstatuar problemet që po i sjell mos konstituimi i Kuvendit.
Shala ka marrë si shembull rastin e RTK-së, duke shpjeguar procedurat ligjore, se si ndahen mjetet buxhetore për televizionin publik.
Ai ka paralajmëruar se mund të vijmë te situata e tillë, që ata të mbeten pa paga.
Statusi i plotë:
Pasojat e moskonstituimit të Kuvendit veçse kanë filluar të shfaqen
Rasti i RTK-së
LIGJI Nr. 08/L-332 MBI NDARJET BUXHETORE PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2025
Neni 11 – Ndarjet e tjera buxhetore
Për periudhën janar–dhjetor 2025, Radiotelevizionit të Kosovës (në vijim: RTK) i ndahen tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë euro (8,960,000 €) në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.
Para çdo gjashtëmujori, RTK-ja obligohet të dorëzojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit programin e shpenzimeve të planifikuara. Në fund të çdo gjashtëmujori, ajo duhet të dorëzojë raportin e shpenzimeve të realizuara.
Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë bankare të RTK-së, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Pyetjet dhe dilemat që lindin:
• A e ka dorëzuar RTK-ja raportin gjashtëmujor?
• Kujt ia ka dorëzuar, kur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ende nuk është konstituuar?
•Kush e ka shqyrtuar dhe miratuar programin e shpenzimeve të planifikuara?
•Kush mund të marrë vendim në emër të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere?
•A mund Thesari t’i alokojë mjetet pa vendim të Komisionit?
•Kush mban përgjegjësi për këto shkelje të mundshme ligjore?
•A rrezikojnë punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga nga muaji korrik e tutje?