Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19.
IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.
“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.
Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë”, thuhet në njoftim.











