Në Kosovë punëtorët e sektorit privat ballafaqohen me shumë vështirësi. Paga e ulët, mungesa e pushimeve janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballen këta punëtor.
E duke i parë kushtet viteve të fundit është rritur numri I atyre që janë larguar nga vendi, në kërim të një jete më të mirë.
Largimi i tyre po vlerësohet së është duke u bërë për shkak të pagës jo të dinjitetshme dhe kushteve jo të mira në punë. Kështu po vlerësojnë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës. Prej atje po shprehen se në shumë kompani tashmë është ëprgjysmuar numri i punëotorëve.
“Mendoj që pronarët e kompanive duhet të jenë më të zëshëm se sa vetë sindikata për rritjen e pagave të punëtoreve pasi që ata po atakohen në mënyrë direkte sepse në shumë kompani tani është përgjysmuar numri i punëtoreve të këtij sektori pasi që punëtorët vetëm po mungojnë dhe mendoj që shqetësuese duhet të jetë në rend të parë edhe për pronar të kompanive”, tha Jusuf Azemi kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Ai thotë se punëtorët e këtij sektori jetojne me paga shumë të ulëta. “jetojmë sot për nesër” dhe me një pagë prej 200 eurove nuk mund të ja dal as një familje në Kosovë.
“Është shumë e dhimbshme këto që jemi duke i thënë, por kemi një lëvizje jashtëzakonisht shumë të madhe të ikjeve të punëtoreve nga Kosova, në rendë të parë është çështja e pagës, por përpos pagës janë edhe kushtet tjera, mos implementimi i ligjit të punës, mos pasja fare e marrëveshjes kolektive dhe ligjeve tjera. Ka ardhur një kohë që nuk mund të pritet sepse ne po jetojmë sot për nesër, dhe me këto paga që i kemi është shumë normale që nuk mund të i’a dalin”, tha ai./EO













