Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmon menaxhmenti i ShSKUK-së: Kemi mungesë të anesteziologëve

28/09/2022 - 14:26
në Kryesore, Lajme
A A
Lajm i mirë për specializantët, Qeveria merr një vendim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është takuar me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Zejnullahu-Raçi gjatë raportimi ka thënë se mungesa e buxhetit është sfidë për ta, duke shtuar se në fillim të mandatit është marrë me sanimin e problemeve të paraardhëseve.Ajo shtoi se tha se edhe pas largimit të numrit të madh të anesteziologëve janë duke bërë plan që jo çdo klinikë të ketë anesteziologë.

“Është një pozita jo fort e lakmueshme. Në muajin e parë jam marrë me sanimin e situatës. Në atë periudhë kam bërë punë që më është dashtë me bo analiza dhe shumica e klinikave janë vizituar dhe çka mundemi me përmirësuar. ShSKUK është mega strukturë, por që parimisht e ka në funksion vënien e shërbimeve për qytetarë. Tash po hyjmë në fazën e planifikimeve 2023 dhe kam interes që problemet e mëdha të bëhet një plan i detajuar. Buxheti është sfidë dhe ne jemi duke përcjellë situatën dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Financave. Për shkak të ligjeve edhe disa projekte nuk mund t’i fillojmë tash”.

Sa i përket mungesës së barnave dhe materialit shpenzues Zejnullahu tha se furnizimi nuk ka qenë keq për QKUK-në.

“Spitalet rajonale nuk janë nën 76%. Është hera e parë që qeveri ka ndarë buxhet për barna. Këtu ka ndodh mos planifikim nga ish menaxhmenti në onkologji. Problemet onkologjike janë të thelluara ndër vite. Unë konsiderojë që duhet ndryshim i ligjit të prokurimit. Ka disa departamente që kanë lista të pritjes më të gjata. Një sfidë që na ka dalë ka qenë rënia e numrit të anesteziologëve dje kam kërkuar të organizohen më pak salla po të jenë efektive. Kam bërë kërkesë për trajnim gjithë menaxherëve të kontratave”.

Aida Rexhepi dhe me u.d. e Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës ka kërkuar ligj të veçantë të prokurimit për shërbimet shëndetësore.“Sfidë ka qenë edhe sigurimi i personelit shëndetësor dhe zgjerimi i kapaciteteve infrastrukturore dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore. Kishte me qenë mirë të hartohet një Ligj i prokurimit për shërbime shëndetësore”.

“…ka pasur problem sepse ka pasur vërshime ne onkologji dhe dy javë nuk ka funksionuar. Ajo çka është sfide mungesa e stafit infermierëve. Nevojiten 1.2 milion euro për blerjen e pajisjeve. Janë siguruar poashtu shtretër të rijnë. Rreth 200 mijë euro është gjetur mall me afat të skaduar. QKUK i mungon një drejtor ekzekutiv”.

Rexhepi ka thënë se e ka mirëpritur formimin e Komisionit Ekzekutiv, të udhëhequr nga kryeministri Kurti.

“Nuk them se gjithçka shkëlqen në shëndetësi, ankesa ka pasur dhe ka me pas. Çdo ankesë na shtyn me ecë përpara t’i përmirësojmë shërbimet. Ankesa ka edhe në vendet më të zhvilluara të botës. Të gjitha ato nuk është se nuk janë të përmirësueshme dhe çdo gjë e marrim me seriozitet të madh”, ka thënë ajo.

.“Ai do të ndihmojë. Nuk është se ne kemi dalë të paaftë. Mbështetja e tij na ndihmon shumë. Ai s’ka nevojë të hyjë në mikromenaxhim, por është për t’i zhvilluar proceset”, ka shtuar.

Krejt kjo pasi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka pyetur për Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi të formuar nga kryeministri Albin Kurti, duke komentuar edhe raportimet se raporti i Bordit të SHSKUK-së me ministrin e Shëndetësisë s’është i mirë.

“Ne kemi dëgjuar që s’keni bashkëpunim të mirëfilltë me Ministrin e Shëndetësisë dhe kjo ka bërë që të formohet komiteti dhe të quhet ministër i shëndetësisë. Pse ka ardhur kjo gjendje dhe të lëshohet në kushte teknike kryeministri”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë