
Albanian Post mëngjesin e së shtunës (nesër), në orën 9:00, publikon dokumentin e plotë të propozimit franko-gjerman.
Në artikull do të publikohen të gjitha nenet e marrëveshjes dhe do të sqarohet gjithashtu dallimi mes dokumentit të vërtetë dhe dokumenteve të tjera që janë publikuar kohëve të fundit.
Nga e gjithë marrëveshja, tri nene janë kryesoret. Dy janë konsideruar si problematike për Serbinë dhe një për Kosovën.
“Marrëveshja Bazë për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë” është dokumenti që i është ofruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Është gjithashtu dokumenti të cilin e ka parë ish-kryeministri, Ramush Haradinaj dhe që i është referuar kreyparlametari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Pse është aq i rëndësishëm neni 2 i marrëveshjes për Kosovën dhe pse është aq problematik neni 9 i marrëveshjes.
Marrëveshja do të publikohet e përkthyer në gjuhën shqipe dhe gjithashtu në versionin e vet origjinal në anglisht.
Nesër, e shtunë, ekskluzivisht, AP publikon dokumentin e plotë dhe të vërtetë të propozimit franko-gjerman.











