
Albert Zogaj është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Zogaj u zgjodh në këtë pozitë, në takimin e 328-të të Këshillit, të enjten, dhe ishte kandidati i vetëm që i hyri kësaj gare, raporton “Betimi për Drejtësi“.










