Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albin Kurti e emëron ish-këshilltaren e Abelard Tahirit udhëheqëse të grupit punues për hartimin e Strategjisë Kundër-korrupsion

04/07/2024 - 16:25
në Kryesore, Lajme
A A
Albin Kurti e emëron ish-këshilltaren e Abelard Tahirit udhëheqëse të grupit punues për hartimin e Strategjisë Kundër-korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albulena Haxhiu po sa ishte bërë ministre e Drejtësisë e kishte anuluar një konkurs për noterë, i mbajtur në kohën e paraardhësit të saj, Ablard Tahiri, sepse ministrja e re thoshte se konkursi qe kurdisur nga Tahiri për të rehatuar këshilltarët e vet.

Mes këtyre këshilltarëve të Tahirit, si kandidate në konkurs ishte edhe juristja Tea Blakaj.

Blakajt konkursi iu mbyll, por fati jo.

Ajo aktualisht është këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, derisa i njëjti e ka emëruar si udhëheqëse të grupit punues për Strategjinë Kundërkorrupsion.

Pra, njeriu kryesor i qeverisë së Kurtit për të hartuar Strategjinë Kundërkorrupsion dhe luftuar korrupsionin është ish këshilltarja e shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Po, mund të konfirmoj se znj. Blakaj ka qenë këshilltare e jashtme e imja që realizonte pagë nga ambasada në funksion të punës dhe angazhimit në fushën e drejtësisë komerciale”, ka treguar Tahiri për Albanian Post kur është pyetur për ta konfirmuar Blakajn si ish-këshilltare të tij.

Historia nuk përfundon këtu.

Blakaj ishte larguar nga ekipi, për siç thotë Tahiri, mos përmbushje të pritjeve.

“Përkundër fuqizimit dhe zgjerimit të ekipit tim me këshilltarët e jashtëm, veçmas në rastin e Teas nuk mund të mos jem korrekt në përgjigje duke ju thënë se e njëjta nuk i kishte përmbushur pritjet e mia. Prandaj edhe nuk kisha si të vazhdoja bashkëpunimin me të në të ardhmen”, thotë Tahiri.


Duke festuar ne zyre, ne kohen sa minister ishte Abelard Tahiri, Tea Blakaj eshte ne anen e djathte ne fund.
Albanian Post merr vesh nga burime të tjera që një nga arsyet e largimit të Blakajt ishte se e njëjta u zu duke bërë përkthime të fjalimeve nga anglishtja në “google translate” dhe prezantim të atyre shkrimeve si të sajat për ministrin.

Po ashtu, sa ishte këshilltare e Tahirit, kishte kërkuar në disa raste që të transferohej në zyrën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo kishte shprehur se dëshirë e saj ishte t’i bashkohej ekipit të presidentit, edhe për shkak të vlerësimit të lartë që kishte për Thaçin.

Dëshirë kjo e parealizuar meqë nuk kishte përformuar siç duhej as në kohën sa ishte këshilltare e Tahirit.


Tea Blakaj dhe ish-presidenti, Hashim Thaci
Albanian Post ka provuar të marrë përgjigje dhe nga kryeministria se si është e mundur që e kanë vendosur si personin kryesor për luftimin e korrupsionit dikë që paraprakisht e kanë akuzuar si vartëse të një ministri nga radhët e PDK-së, por si gjithmonë nuk është kthyer përgjigje prapa.

Në anën tjetër, edhe Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), pati deklaruar në emisionin “Tempus” në KTV se “ Lëvizja Vetëvendosje fatkeqësisht është duke marrë njerëz nga PDK-ja, AAK-ja, LDK-ja që kanë qenë njerëz të dështuar në këto parti”.

“Nëse marrim sot Strategjinë Kundërkorrupsion udhëhiqet nga një person e cila ka qenë këshilltare e Abelard Tahirit edhe e njëjta sot udhëheq me grupin punues edhe pse është këshilltare politike, po flasim për Strategjinë Kundërkorrupsion”, pati deklaruar Miftaraj.

Përndryshe, Blakaj mund të shihet shumë shpesh me Kurtin në takime zyrtare, veçanërisht kur temat janë për korrupsionin.

Ajo ishte prezente edhe në takimin që Kurti kishte pasur me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca.

Anash Kurtit ndodhej pikërisht Blakaj dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ministri i Financave Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj.
Albanian Post merr vesh nga burimet se Blakaj është personi që pritet të zëvendësojë Albulena Haxhiun si ministre në qeverinë e ardhshme, nëse Lëvizja Vetëvendosje i fiton sërish zgjedhjet.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së

Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së
22/08/2026 - 20:58

Profesori universitar, Dritëro Arifi, ka deklaruar se shteti i Kosovës ka dështuar në lobim dhe diplomaci për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Duke...

Më shumëDetails

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
22/08/2026 - 20:45

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim, gjeneral James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë. Në njoftim bëhet e ditur se, takimi u...

Më shumëDetails

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
22/08/2026 - 20:19

Dy vite pasi që kishte qenë temë kyçe për një kohë, Ura e Ibrit, më saktësisht, hapja e saj, sërish është vendosur në qendër të vëmendjes në skenën...

Më shumëDetails

Zjarri në Bajgorë, zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit ende në terren

Zjarri në Bajgorë, zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit ende në terren
22/08/2026 - 20:09

Zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit po vazhdojnë të qëndrojnë në terren në Bajgorë, pas zjarrit që ka përfshirë zonën. Ekipet emergjente janë duke punuar për menaxhimin e situatës...

Më shumëDetails

Qytetarët kundër çmimeve të larta të derivateve, thonë se janë të papërballueshme

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
22/08/2026 - 19:52

Rritja e çmimeve të derivateve po vazhdon të rëndojë xhepat e qytetarëve në Kosovë, duke shtuar edhe më tej barrën e një kostoje jetese tashmë të lartë. Me...

Më shumëDetails

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 19:48

Një operacion i koduar “Anchor” është finalizuar në Durrës, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Në kuadër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë