“Bisedimet u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, rifillimi u bë në këtë javë. Duam bisedime edhe me PDK-në dhe AAK-në”, ka deklaruar Kurti në seancën e sotme.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se ato erdhën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit në muajin prill.
“Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh presidenti. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordim sa më i gjerë, siç e kërkon kushtetutshmëria”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përmbyllet me sukses, pasi një tjetër dështim do ta çonte vendin drejt një situate të re politike.
“Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme të arsyeshme”, është shprehur Kurti.
Ai tha se kërkojnë kohë shtesë dhe për pasojë seanca është ndërprerë.













