Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar kryeprokurorin, Blerim Isufajn.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se presidentja nuk mund të flas ndryshe nga kryeministri Albin Kurti.
“Albini në foltore të kuvendit pat thënë që pa bekimin tim, të Kryeparlamentarit e Presidentes, Kryeprokurori NUK dekretohet. E ditur qoftë, si mund Vjosa të flas ndryshe nga Albini! ASNJËHERË, në asnjë proces e as në këtë rast”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.












