Vetëm pak minuta pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Gjykata Kushtetuese e ka vonuar publikimin e Ajtgjykimit të plotë për Ligjin për Pagën Minimale, njëjtë ka vepruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “një muaj muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë”.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese?
Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për
verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë.
Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme.
Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve.












