Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, u është drejtuar sot mërgatës përmes një video nga Presidenca, duke i ftuar që të regjistrohen për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në videon e publikuar nga Haxhiu, në dy anët e saj shihet flamuri i Kosovës, por jo edhe flamuri dardan, shkruan Reporteri.net.
Flamuri dardan ishte vendosur në Presidencë në vitin 2020, nga ish-Presidentja Vjosa Osmani.
“Nga sot ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës. Regjistrohuni me kohë dhe ndihmoni njëri-tjetrin që zëri juaj të dëgjohet”, ka shkruar Haxhiu krahas videos.
Ndërkohë, në disa fotografi të publikuara dje nga Haxhiu, nga takimi me nxënësit që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, shihet flamuri dardan./Re













