Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13/09/2025 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”, tha Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 11 prill të vitit 2023.

Më shumë se dy vjet më vonë, ai tha se do të kthehet “sërish në fillim”, duke shtuar se ka më shumë për të thënë mbi ngjarjet e asaj kohe.

Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Clark, udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë disa vite më vonë, ai tha se NATO-ja bëri gjënë e duhur kur ndërhyri.

“… veprimi u ndërmor, sepse po shihnim fillimin e një përsëritjeje të pastrimit etnik në Ballkan. Kjo ishte arsyeja që shtyu NATO-n të vepronte. Nuk ishte thjesht një veprim humanitar, por një veprim për të parandaluar një katastrofë humanitare, që po zhvillohej para syve tanë”, tha ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s.

William Walker, në kohën e luftës, ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që nisi në tetor të vitit 1998, për të mbikëqyrur një armëpushim midis forcave serbe dhe UÇK-së.

Rreth tre muaj më vonë, në janar të vitit 1999, Walker ishte në vendin ku u vranë 44 civilë shqiptarë nga forcat serbe, në fshatin Reçak.

Ai e përshkroi ngjarjen si “krim kundër njerëzimit”, duke nxitur atëkohë një ndryshim të politikës perëndimore kundër Kosovës.

“Ata që e mohojnë masakrën, janë të përfshirë në të”, tha Walker për Radion Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2021.

Si përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner, shërbeu në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001.

Duke folur për gazetarët disa vite më vonë, ai tha se “nuk ka dëgjuar kurrë për shtëpinë e verdhë”.

E ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” përmendet në një raport të vitit 2010 për Këshillin e Evropës, i cili u hartua nga ish-senatori zviceran, Dick Marty.

Në atë dokument, termi “shtëpia e verdhë” përdoret për të përshkruar një vendndodhje në veri të Shqipërisë, ku dyshohet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të rënda, “përfshirë trafikim të organeve njerëzore”.

Raporti i Martyt i parapriu krijimit të Dhomave të Specializuara – të njohura edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ka në përbërje gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Selia e saj u vendos në Hagë për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve.

Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata kanë mohuar se janë fajtorë.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se UÇK-ja nuk do të kishte fituar kurrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, nëse do të ekzistonte një plan kriminal i përmasave që pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza është ndërtuar mbi një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

Akuzat për trafikim organesh nuk janë vërtetuar dhe nuk janë përfshirë në aktakuzën aktuale.

Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se më 14 shtator do të mbahet një protestë në Hagë, në mbështetje të të akuzuarve./REL/

JU REKOMANDOJMË

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit
07/07/2026 - 23:54

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje...

Më shumëDetails

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)
07/07/2026 - 23:09

Në autostradën "Ibrahim Rugova" sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s
07/07/2026 - 22:55

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme...

Më shumëDetails

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë