Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aleksander Lumezi e Jetish Maloku injoruan Ambasadën e Amerikës, del dokumenti

25/01/2022 - 18:27
në Lajme
A A
Aleksander Lumezi e Jetish Maloku injoruan Ambasadën e Amerikës, del dokumenti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hapja e garës për Kryeprokuror të Shtetit ka zhgënjyer Ambasadën Britanike në Prishtinë.

Kjo e fundit, sipas dokumenteve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi“, për dy muaj rresht kishte insistuar që të merrte përgjigje nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, lidhur me ofertën e tyre për mbështetje të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, por pa sukses.

Pas këtij injorimi, KPK më 12 janar 2022 kishte marrë vendim që të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit. Në letrat e komunikimit ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Këshillit Prokurorial, të siguruara nga “Betimi për Drejtësi“, rezulton se vendimi për shpalljen e këtij konkursi pa mbështetjen e kësaj ambasade, ishte cilësuar si befasues nga këta të fundit.

Në komunikimin e datës 20 janar 2022, Ambasada Britanike theksonte se përgjatë dy muajve të fundit, stafi i saj, u ka shkruar kryesuesit Maloku dhe kryeprokurorit Lumezi, duke kërkuar përgjigje lidhur me ofertën e tyre për mbështetje më të ngushtë përmes Projektit të Rekrutimit, marrë parasysh faktin se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është një ndër më të rëndësishmet në hierarkinë institucionale.

Kjo mbështetje në procesin e rekrutimit, sipas Ambasadës Britanike, ishte më përmbajtjësore se vetëm monitorimi i thjeshtë apo pasiv dhe përfshinte gjithë procesin si të tillë.

Injorimi që i është bërë përkrahjes së ofruar nga Ambasada Britanike lidhur me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, nga ana e Këshillit dhe kryeprokurorit Lumezi ka bërë që kjo e fundit të tërhiqet plotësisht nga monitorimi i këtij procesi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ne ju kemi qartësuar se përfshirja Britanike në procesin e rekrutimit është më përmbajtësore se vetëm monitorim i thjeshtë/pasiv. Ajo përfshinë gjithë procesin, që nga draftimi i konkursit e deri te poentimi i kandidatëve. Ne gjithashtu kishim ofruar prezantim për gjithë anëtarët nga ana e ekspertëve tanë. Në këtë ofertë ne kurrë nuk morëm pergjigje nga ju. Në këto rrethana, stafi i Ambasadës Britanike nuk do të merr pjesë në monitorimin e këtij procesi që ne konsiderojmë si vëzhgues pasiv. Sidoqoftë, urojmë që ky proces të dëshmojë vlerat më të larta në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri”, thuhet në letrën e komunikimit që Ambasada Britanike i ka dërguar KPK-së.

Ndërsa, në letrën e komunikimit që mban datën 13 janar 2022, Ambasada Britanike kishte sqaruar se përfshirja e Ambasadës Britanike në këtë proces rekrutues ka pasur për qëllim ngritjen e transparencës, në partneritet të plotë me KPK. Në këtë letër thuhet se Ambasada Britanike pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit e ka cilësuar si tepër të rëndësishme jo vetëm për shoqërinë kosovare, por edhe për vetë ata, marrë parasysh nivelin e ulët të besueshmërisë së qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ambasada Britanike ka vlerësuar se komunikimi i drejtë me partner e bën të nevojshme marrjen e një përgjigjeje formale nga ana e KPK, sidomos pas insistimit gati dy mujor të stafit të kësaj ambasade. Kjo ambasadë, ka uruar që ky proces të shkojë mirë, të jetë transparent dhe meritor, përkundër shqetësimit të tyre, që pavarësisht mbështetjes tashmë disa vjeçare, Këshilli Prokurorial ende i ka dyert e mbyllura për partneritet dhe transparencë.

Ndërsa, kryesuesi i KPK-së Jetish Maloku, në letrën e tij zyrtare të dërguar në adresë të Ambasadës Britanike më 13 janar 2022, ka njoftuar këta të fundit se KPK, konform Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës ka vendosur për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke pasur parasysh limitet kohore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë letër Maloku sqaron se lidhur me këtë veprim, ata kanë njoftuar paraprakisht përfaqësuesit ndërkombëtar që mbështesin sistemin prokurorial të Kosovës, duke përfshirë edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Kosovë, si një ndër partnerët e tyre kryesor.

Për këtë qëllim, Maloku në këtë letër ka sqaruar se përfaqësuesve të kësaj ambasade paraprakisht u është dërguar ftesa për të marrë pjesë në takimin e KPK-së të mbajtur më 12 janar 2022, përmes të cilës u është përcjellë agjenda, ku pikë e rendit të ditës ka qenë shpallja e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Mosrealizimin e takimeve me ekspertët e Ambasadës Britanike, Maloku e ka cilësuar më tepër si një keqkuptim, duke dhënë si arsye për këtë angazhimet e tepërta të anëtarëve të Këshillit gjatë asaj periudhe.

Në këtë letër komunikim, Maloku arsyetohet se nuk qëndron arsyetimi i bërë nga Ambasada e Britanisë së Madhe se KPK i ka dyert e mbyllura për partneritet, duke shtuar se ata në vazhdimësi kanë pasur marrëveshje bashkëpunimi me projektet e Ambasadës Britanike.

Në fund të këtij komunikimi, Maloku ka ftuar Ambasadën Britanike, që krahas partnerëve tjerë ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, të bëhen pjesë e monitorimit të këtij procesi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë