Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shpërndarë të mërkurën në faqen e saj zyrtare në Facebook një postim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi, i cili më vonë është fshirë, kishte të bënte me homazhet që liderët institucionalë bënë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Deri me tani ambasada nuk ka bërë asnjë shpjegim për këtë veprim, teksa nga ky gjest kanë reaguar edhe opozita dhe shoqëria civile.












