Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar një fotografi ku shihet E Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”, thuhet në postimin e Ambasadës.











