Sot gjatë ditës disa ushtarë të KFOR-it u panë teksa luanin lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë të cilët janë duke protestuar tash e disa ditë para objektit të Komunës së Leposaviqit dhe tri komunave tjera veriore.
Një video e publikuar nga ky moment i ka shkuar edhe Ambasadës Amerikane në Beograd.
Matja e forcave në tërheqjen e litarit, Ambasada e SHBA-së thotë se është lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve nga e cila fitojnë të gjithë.
“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Punë të mbarë djema!”, ka shkruar kjo ambasadë që drejtohet nga Christopher Hill.
Навлачење конопца у Лепосавићу.
Јачи смо 💪🇷🇸 pic.twitter.com/WqT3EYKVEc
— Богдан Зимоњић (@bogdan_zimonjic) June 6, 2023













