Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e Shqipërisë demanton Presidencën e Qeverinë: Mefail Shkodra nuk ka qenë i ftuar në asnjë aktivitet

13/08/2025 - 14:28
në Lajme
A A
Ambasada e Shqipërisë demanton Presidencën e Qeverinë: Mefail Shkodra nuk ka qenë i ftuar në asnjë aktivitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mefail Shkodra, personi më i përfolur në ditët e fundit dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin të dielën, po del të ketë pasur lidhje të afërta me figura të rëndësishme politike në vend.

Në disa fotografi të publikuara, ai shihet pranë presidentes Vjosa Osmani, bashkëshortit të saj – kryeministrit në detyrë Albin Kurti, si dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Pas publikimit të këtyre imazheve, Presidenca e Kosovës reagoi duke mohuar njohjen nga afër të Shkodrës, duke thënë se fotografia është bërë gjatë një aktiviteti festiv të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku sipas tyre, Shkodra ka qenë i pranishëm si i ftuar.

Mirëpo, këtë version e ka hedhur poshtë vet Ambasada e Shqipërisë.

Në një përgjigje zyrtare për Gazetën Insajderi, ambasada ka deklaruar se Mefail Shkodra nuk ka figuruar kurrë në listat e të ftuarve për asnjë aktivitet zyrtar të saj.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se, bazuar në të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, personi në fjalë nuk rezulton i regjistruar në listat e të ftuarve për asnjë nga pritjet apo aktivitetet zyrtare të organizuara nga Përfaqësia jonë diplomatike,” thuhet në përgjigjen e ambasadës.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ndjek dhe monitoron me kujdes zhvillimet në vend dhe rikonfirmon se shtetasi Mefail Shkodra nuk ka qenë në asnjë listë si i ftuar në asnjë aktivitet zyrtar të organizuar nga kjo Ambasadë,” kanë deklaruar nga ambasada për Insajderin.

Edhe Qeveria Kurti në detyrë ka mohuar që Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan, të jetë ftuar nga ana e saj në eventin ku është fotografuar me figura të larta shtetërore.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se ngjarja nuk është organizuar nga Qeveria, por nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Ai ka akuzuar deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, për gënjeshtër publike lidhur me këtë çështje.

“Z. Abelard Tahiri sot gënjeu publikisht dhe atë me vetëdije. Ai sot, në një konferencë për media, ndonëse deputet, me vetëdije të plotë iu bashkua fushatës së rrjeteve sociale përmes së cilës synohet njollosja e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe lidhja e saj me dorasin Mefail Shkodra përmes një fotografie. Deputeti Tahiri mashtroi publikisht kur tha se ajo fotografi ishte shkrepur në një pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Edhe pse e di që ajo ngjarje është, në fakt, pritje e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E di, sepse vetë ka qenë i ftuar dhe i pranishëm në po atë ngjarje të vitit 2022, sikurse dëshmon fotografia më poshtë. E kur ai e thotë qëllimisht e publikisht të pavërtetën, atëherë nuk i mbetet kredibiliteti për të thënë çkado tjetër”, shkruante Kryeziu në Facebook.

Megjithë deklaratat kontradiktore, mbetet e paqartë kush e ftoi dhe për çfarë arsye Mefail Shkodrën në atë event, si dhe si përfundoi ai duke pozuar me figurat më të larta të shtetit.

E kaluara kriminale e Mefail Shkodrës

Ngjarja e së dielës (10 gushtit) nuk ishte përplasja e parë e Mefail Shkodrës me ligjin.

Në vitin 2024, ai ishte arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës në tri rajone të vendit, për veprat penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.

Në atë rast, në Gjilan, u arrestua bashkë me një person tjetër, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, dëmi financiar i shkaktuar nga grupi i dyshuar arriti në mbi 600 mijë euro.

Viktimat kishin raportuar se ishin përballur me kërcënime dhe presion të vazhdueshëm për shlyerjen e borxheve me kamata të larta dhe në mënyrë të paligjshme.

Shkodra shoqërohej me Kurtin, Osmanin e Ramën

Përtej skenës kriminale, Mefail Shkodra ishte aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikonte fotografi me vetura luksoze dhe me stil jetese ekstravagante.

Në disa prej tyre, ai shfaqej në praninë e figurave të njohura politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën, e ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policia ka shpallur Shkodrën në kërkim dhe ka publikuar fotografinë e tij.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve dhe mediave për bashkëpunim, duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit të çdo informacioni që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, në e mailin [email protected] ose në numrat 192 dhe 038 508 07001.”

Përveç tij në kërkim janë edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodrën.

JU REKOMANDOJMË

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Lajme

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13/08/2025 - 17:36
Qesharake, Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë
Lajme

Qesharake, Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë

13/08/2025 - 17:16
Në prag të zgjedhjeve lokale, Kurti ndan rreth 300 mijë euro për dy komunat që udhëheq partia e tij
Lajme

Çfarë thotë raporti në të cilin DASH i kushtoi vëmendje të veçantë përpjekjes qeveritare për ta kufizuar lirinë e medias në Kosovë

13/08/2025 - 16:54
Kurti para gati dy muajve dha deklaratë në polici, në cilësinë e të dëmtuarit
Kryesore

Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

13/08/2025 - 16:15
Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
Lajme

Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

13/08/2025 - 16:06
Nuredin Lushtaku rikthehet në shtëpinë e vjetër, PDK i uron mirëseardhje
Lajme

Nuredin Lushtaku rikthehet në shtëpinë e vjetër, PDK i uron mirëseardhje

13/08/2025 - 15:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ‘E thirri nëna e tij, ai shkoi te vendi i ngjarjes’: Flet avokatja e djalit të Mefail Shkodrës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë