Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

07/10/2026 - 19:36
në Lajme
A A
Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës i bëri një ditë më parë në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.

Në një përgjigje për REL-in, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.

Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.Më herët, Bashkimi Evropian tha se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, për REL.REL-i e ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës për të kërkuar koment lidhur me shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët për këtë çështje, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Përparim Gruda, zyrtari i partisë kryesore opozitare e cila i inicioi ndryshimet në ligj, Partia Demokratike e Kosovës, e nguli këmbë se Kosova “nuk po i shkel” detyrimet e veta ndërkombëtare.Ndryshimet e miratuara e ngushtojnë juridiksionin e Speciales në aspektin e veprave, kohës dhe territorit, e kufizojnë dënimin në 15 vjet dhe parashohin transferimin e rasteve apo dënimeve në Kosovë.

Këto ndryshim vijnë pasi më 16 shtator kjo gjykatë i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.Që të katër i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se do të ankohen në Apel.

Baza juridike për themelimin e Dhomave të Specializuara është këmbimi i letrave i vitit 2014 mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.Dhomat kanë selinë në Hagë dhe përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, ani pse janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i tyre, me gati 400 milionë euro që nga themelimi./REL

JU REKOMANDOJMË

Molliqaj: Ligji për Specialen, mashtrimi më i madh politik në historinë e Kosovës

Molliqaj: Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë – do ta kundërshtojmë një projekt të tillë
07/10/2026 - 19:22

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka komentuar miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në emisionin “DPT Te Fidani” në...

Më shumëDetails

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike
07/10/2026 - 18:55

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së saj si e para e shtetit. Haxhiu përmes një postimi...

Më shumëDetails

Fotografi ikonike: Hashim Thaçi, Justina Pula, Atifete Jahjaga në Vatikan

Fotografi ikonike: Hashim Thaçi, Justina Pula, Atifete Jahjaga në Vatikan
07/10/2026 - 18:44

Nga sot, Justina Pula Shiroka është Presidente e Republikës së Kosoës. Hashim Thaçi poashtu ishte President i vendit. Atifete Jahjaga poashtu. Por, këtë të tre kanë edhe një...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së
07/10/2026 - 18:11

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehu se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky...

Më shumëDetails

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës
07/10/2026 - 18:06

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula. Ai ka përgëzuar partitë për vullnetin e...

Më shumëDetails

Hamza ia doli ta nxjerrë Ligjin për Specialen dhe Presidentin nga Kurti , Vjosa Osmani i thotë “pshtove”(Video)

Hamza ia doli ta nxjerrë Ligjin për Specialen dhe Presidentin nga Kurti , Vjosa Osmani i thotë “pshtove”(Video)
07/10/2026 - 17:48

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia inauguruese e presidentes Justina Shiroka -Pula. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të sferës politike të vendit. Në videot...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1069 Shpërndaje
    Shpërndaje 428 Tweet 267
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë