Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori Angili: Marrëdhëniet Turqi-Kosovë janë të thella, FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur

01/03/2025 - 10:13
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori Angili: Marrëdhëniet Turqi-Kosovë janë të thella, FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ambasadori, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan.

Ai ka theksuar se shteti i tij është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë.

“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim, dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.

Ambasadori Tunç Angili, ka thënë se Turqia së bashku me aleatët e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së. Ai ka theksuar se FSK-ja është duke ecur në drejtimin e duhur.

“Sa i përket transformimit të FSK-së, siç mund ta dini, brenda NATO-s ekziston një kuadër i bazuar në katër shtylla për transformimin e FSK-së. Së bashku me disa aleatë të tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, edhe Turqia po ofron mbështetje për transformimin e FSK-së. Personalisht, mendoj se FSK-ja tani po ecën në drejtimin e duhur”, ka thënë ai.

Ambasadori turk ka folur edhe për rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut në zgjidhjen e çështjeve mesë Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se dialogu mesë dy vendeve duhet që të vazhdojë. “Së pari, ne besojmë se, si Turqi, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç diplomacisë dhe dialogut për zgjidhje të qëndrueshme të dallimeve. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen paqësore të të gjitha dallimeve në vendet tona të Ballkanit, sepse i shohim të gjithë si vëllezër dhe miq të Turqisë. Sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë që ai të vazhdojë. Si Turqi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë dhe të mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

JU REKOMANDOJMË

Diplomati: Amerika do Kosovën në NATO, është njohur zyrtarisht si zonë influence nga Trump
Kryesore

Diplomati: Amerika do Kosovën në NATO, është njohur zyrtarisht si zonë influence nga Trump

10/01/2026 - 22:57
Mendimi për motin: Edhe nesër reshje bore, më pas acar
Lajme

Mendimi për motin: Edhe nesër reshje bore, më pas acar

10/01/2026 - 22:35
Krerët e partive politike në Grenlandë i reagojnë Trumpit pas paralajmërimeve për marrjen e vendit
Lajme

Krerët e partive politike në Grenlandë i reagojnë Trumpit pas paralajmërimeve për marrjen e vendit

10/01/2026 - 22:17
Udhëtarët i frikësohen shembjes së murit në rrugën Gjakovë – Klinë
Lajme

Udhëtarët i frikësohen shembjes së murit në rrugën Gjakovë – Klinë

10/01/2026 - 22:10
Kurti: Nikë Prela dhe Mark Sopi, themele të vlerave morale mbi të cilat u ndërtua shteti
Kryesore

Kurti: Nikë Prela dhe Mark Sopi, themele të vlerave morale mbi të cilat u ndërtua shteti

10/01/2026 - 21:17
Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës
Lajme

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

10/01/2026 - 21:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Heqja e banerit në Mitrovicë të Veriut, Robelli pyet policinë: A jeni kaq vigjilentë edhe me shqiptarët?

    Heqja e banerit në Mitrovicë të Veriut, Robelli pyet policinë: A jeni kaq vigjilentë edhe me shqiptarët?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Lim Hoti i përcjell mesazh Labinot Rexhës, përmendet emri i Brilant Bahtirit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: “Zoe Clinic” e Turkishajt dhe Islamajt ofronte terapi pa licencë për fëmijë, Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu veprimtarinë (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kurti dhe paga e 13-të: Sindikatat e konsiderojnë të pamjaftueshme, kërkojnë më shumë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë