Ambasadori francez në Beograd, Pierre Cauchard deklaroi se askush në Evropë nuk mund ta imagjinonte Serbinë në anën e Rusisë.
Cauchard tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të Serbisë, optimizmi i tij është “i paprekur”.
Ai theksoi se harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së u bë shumë më i rëndësishëm me agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Prandaj Serbia duhet të marrë një vendim të qartë”, theksoi diplomati francez në Beograd.
Cauchard shtoi se nuk mund ta imagjinojë se qytetarët e Serbisë do të ndjekin ndonjë rrugë tjetër, përveç hyrjes në BE, e cila do të mundësojë mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë dhe do të sigurojë prosperitetin e vendit.
Ndër të tjera, diplomati u shpreh se ajo që po ndodh në Ukrainë vë në pikëpyetje vlerat evropiane që përbëjnë themelet e BE-së, raporton Euronews Serbia.












