Në zyrën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ka nisur konferenca për media, në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, projekt i përbashkët ndërmjet INL- DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Një fjalim rasti në këtë konferencë e ka mbajtur ambasadori amerikan Hovenier, i cili ka thënë se me këtë donacion të dronëve do të rritet siguria publike.
“Më vjen mirë që jam këtu për zyrtarizimin e këtij donacioni të 7 sistemeve të fluturakeve që i dhurohen donacion policisë dhe inspektoratit policore”, ka theksuar ambasadori Hovenier, raporton gazetarja e Veriu.info.
Ai po ashtu tha se informacionet më të mira qojnë në marrjem e vendimeve më të mira, duke iu referuar funksionit që kryejnë dronët, duke treguar se gjatë 5viteve të fundit ShBA ka ofruar mbi 20 milionë dollar për organet e zbatimit të rendit për Kosovë./Veriu.info











