Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori i Shqipërisë ‘ia përplas’ Rusisë në Këshillin e Sigurimit: Boll me gënjeshtra, nuk ecin me ne

12/03/2022 - 14:04
në Lajme
A A
Ambasadori i Shqipërisë ‘ia përplas’ Rusisë në Këshillin e Sigurimit: Boll me gënjeshtra, nuk ecin me ne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasador i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj Rusisë në Këshillin e Sigurimit, duke thënë që boll me gënjeshtra, nuk ecin me ne.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar rreth pretendimeve rus mbi “aktivitete biologjike ushtarake amerikane në territorin e Ukrainës”, akuza të hedhura poshtë me forcë nga udhëheqësi i Ukrainës dhe administrata e Presidentit Biden.

Moska thotë se Ukraina po operon laboratorë kimikë dhe biologjikë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Ambasador i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka thënë se andemia e Covid 19 na tregoi të gjithëve sesa të cenueshëm jemi përballë kërcënimeve biologjike.

“Gjatë operacionit të posaçëm ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë, zbuluam diçka shokuese: zhdukjen me urgjencë nga regjimi i Kievit të gjurmëve të një projekt biologjik, që po implementohej prej ukrainasve me mbështetjen e ministrisë amerikane të mbrojtjes. Ne kemi dokumente që tregojnë se Ukraina ka të paktën 30 laboratorë biologjikë ku janë kryer eksperimente shumë të rrezikshme biologjike që përfshijnë patogjenë të rrezikshëm, dhe financohen e mbikqyren nga Agjensia amerikane e mbrojtjes per uljen e kërcenimit. Qëllimi ishte të studiohej përhapja e sëmundjeve të rrezikshme infektive duke përdorur shpendë shtegtarë, ndërsa kishte dhe një projekt tjetër ku po shqyrtoheshin lakuriqët e natës, përmes të cilëve mund të përhapen viruse si ai i murtajës apo dhe koronaviruset”, ka thënë ai.

Fill pas Nebenzyas, fjalën e mori ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, i cili me një ton mjaft të vendosur kujtoi se çdo akuzë e hedhur për armë të shkatërrimit në masë nuk duhet marrë lehtë, por ajo duhet shoqëruar me prova konkrete, te verifikuara nga organizma të pavarur, dhe Moska, nuk e ka bërë këtë.

“Akuzat e Rusisë, janë për mendimin tonë të rreme, pjesë e luftës së informacionit, propagandës dhe dezinformimit të zakonshëm që vjen nga Rusia, teori konspiracioni me të cilat nuk ia vlen të shpenzojmë kohën tonë. Gjithçka që kemi dëgjuar nga Rusia lidhur me Ukrainën, absolutisht çdo gjë, ka qenë e rreme, e fabrikuar apo e tjetërsuar”, ka thënë Hoxha.

Olivia Dalton, zëdhënëse e misionit amerikan në Kombet e Bashkuara u shpreh se Rusia nuk do të lejohet të manipulojë botën ose ta përdorë Këshillin e Sigurimit të OKB-së si një forum për të nxitur dezinformata.”Në përgjigje të akuzave pa prova të kësaj jave nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki paralajmëroi me herët se në fakt është Rusia, sipas saj, që mund të përdorë armë kimike ose biologjike kundër Ukrainës, fqinjit që ajo ka sulmuar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë