
Kompania gjigande “Ariani Company”, është vizituar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kështu ka njoftuar pronari i kësaj kompanie, Naser Imeri, përmes një postimi në Facebook, përcjell Jepi zë.
Imeri tregon se ambasadorin e njoftoi për projektet e mëdha të kompanisë, me të cilat ky i fundit u shpreh se është i mahnitur.
Postimi i plotë:
Sot në ambientet e Ariani Company, patëm nderin të presim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë. z.Qemal Minxhozi. Në pritje të ambasadorit na u bashkua edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë z.Shpëtim Zhegrova. Ambasadorin e njoftova për punët dhe projektet në të cilat jemi fokusuar aktualisht. Ai nuk hezitoi të ndante para nesh përshtypjet nga kjo vizitë, duke potencuar shpesh që ka mbetur i impresionuar nga dinamika dhe kualiteti i punës.











