Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemail Minxhozi, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë ku është pritur nga kryetari Idrizi dhe nënkryetari Shpëtim Zhegrova.
Siç njofton Idrizi temë diskutimi ka qenë bashpunimi mes Vushtrrisë dhe komunave nga Shqipëria.
Postimi i plotë:
VIZITË NË KOMUNËN TONË, AMBASADORI MINXHOZI 🇦🇱🇽🇰
Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Shkëlqësinë e Tij – z. Qemal Minxhozi.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes Komunës së Vushtrrisë dhe komunave nga Shqipëria, veçanërisht mundësia e bashkëpunimit në fushën e rinisë dhe kulturës.
Falemnderit ambasador për vizitën!
🇦🇱🇽🇰













