Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, gjatë një intervistë për televizionin “Tëvë 1”, ka treguar një histori interesante me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tregoi se si në vitin 1998, z. Kurti, si student, gjatë një takimi të shoqërisë civile të Kosovës në Stokholm, e kishte kërkuar intervenimin e NATO-së në Kosovë.
“Kujtojë që gjatë vitit 1998, kisha organizuar një konferencë në Stokholm të quajtur “Shoqëria Civile në Kosovë”. Qëllimi ishte ta evitonim konfliktin në Kosovë. Në atë konferencë kujtoj që pata takuar një student të ri, i cili mbajti një fjalim duke kërkuar intervenimin e NATO-s në Kosovë.” – tha ai.
“Këto diskutime ishin para ngjarjes së Masakrës së Reçakut dhe askush nuk fliste për një intervenim të mundshëm të NATO-s. Dhe për atë studentin, mendoja se ishte naiv, por doli e kundërta” – kujton z. Westerlund momentin dhe kërkesën e Kurtit.












