Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Amerika i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

25/05/2022 - 14:58
në Lajme
A A
Amerika i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj deklaroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar një buxhet grant Shqipërisë, prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse.

Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim ushtarak dhe një zyrë për koordinimin e buxheteve.

“Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilat jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grandet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila është me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, tha ai.

Gjenenerla Begaj foli për takimin me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane, gjeneralin Milley dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Temat e diskutimit ishin të gjithanshme. Kishin lidhje me bashkëpunimin midis dy vendeve tona, kishin lidhje me situatën në Ukrainë dhe me të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Me gjeneral Milley-n biseduam për kontributin e dhënë nga shteti amerikan për forcat e armatosura shqiptare dhe historia e bashkëpunimit është 30 vjeçare. Ne jemi në javën amerikane të bashkëpunimit dhe 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Amerikë. Mendoj që bashkëpunimi në fushën ushtarake ka qenë mëse i shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar në modernizimin dhe në ristrukturimin e forcave të armatosura. Programet e modernizimit, të cilat kanë qenë në bashkëpunim me Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit janë në vazhdim e sipër. Përveç kontributit në rritjen e fuqisë mbrojtëse të vendit me pajisje të reja, kemi edhe kontribut me trajnime të ndryshme, me mirëmbajtjen e pajisjeve dhe me stërvitje të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar ne ishim mikpritës të stërvitjes Defender-21, e cila ishte një histori suksesi në lidhje me bashkëpunimin ushtarak. Me këtë stërvitje jo vetëm që patëm prezent ushtrinë amerikane në tokën tonë, por u testua edhe roli gjeostrategjik dhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë, po ashtu u testuan edhe kapacitetet kombëtare, qoftë ushtarake, qoftë civile në drejtim të përdorimit të kësaj infrastrukture në drejtim ushtarak”, tha ai.

Po ashtu Bega shprehet se me Milley, folëm për Stërvitjen “Defender-21”.

“Stërvitja Defender-21 testoi të gjitha kapacitetet për transport të shpejtë të trupave dhe mjeteve të forcave aleate, duke përdorur portet, aeroportet dhe tokën në Shqipëri, për të kaluar sa më shpejt në pjesën e Detit të Zi dhe pjesën e Evropës Lindore. Situata tani në Ukrainë është e tillë që Ukraina ndodhet e sulmuar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paprovokuar nga një shtet tjetër dhe diskutuam gjatë për bashkëpunimin se si do të kontribuonte Shqipëria më shumë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës”, tha ai.

Po ashtu Bega vuri theksin te ndihma që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

“Shqipëria ka ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën në planin diplomatik, politik dhe ushtarak. Në planin diplomatik në Kombet e Bashkuara në çdo rezolutë që është mbajtur për Ukrainën, ka gjetur mbështetje dhe jemi bashkëpenëmbajtës të këtyre rezolutave, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu kemi pasur edhe një mbështetje politike për faktin që qeveria shqiptare ka vendosur sanksione kundër Rusisë për agresionin e pajustifikuar dhe të pabazuar ndaj Ukrainës. Gjithashtu qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur refugjatët ukrainas dhe ka dhënë ndihma humanitare të llojeve të ndryshme. Në planin ushtarak kjo mbështetje është realizuar përmes donacioneve të bëra nga qeveria shqiptare, të cilat janë lloje të ndryshme municionesh të cilat ne i kemi pasur në përdorim dhe stok në depot tona të forcave të armatosura”, tha gjenerali.

Gjerela Bega ka folur dhe për bazën në Shqipëri të Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë.

“Jo vetëm shtabi i përparuar i task-grupit ballkanik të forcave speciale ndodhet në Shqipëri, por gjithashtu edhe SFAB-I (Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë) i cili është një ekip këshillues. Të dyja së bashku do të ndihmojnë, do të këshillojnë ato njësi të forcave të armatosura shqiptare të cilat janë deklaruar në NATO si kapacitete kombëtare, për t’u përdorur në NATO ku të nevojitet. Natyrisht që për t’u përdorur në NATO, duhet që këto njësi, këto forca të arrijnë të certifikohen dhe të akreditohen. SFAB dhe Task Group Balkans i forcave speciale do të bëjnë të mundur që këto njësi ushtarake shqiptare të jenë në kapacitetet e duhura dhe nivelet e duhura që kërkohen për të marrë pjesë në mision”, ka thënë Bega.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë