Amire Ajeti do t’u prijë të rinjve të AAK-së në Vushtrri pas procesit zgjedhor të mbajtur sot në degën e Vushtrrisë ku asaj iu besua udhëheqja e të rinjëve të kësaj dege.
Në kuadër të procesit zgjedhor të brendshëm sot u mbajt kuvendi zgjedhor i Aleancës së të rinjve dega Vushtrri. Në krye të ARK-së me shumicë votash u zgjodh aktivistja e dalluar znjsh. Amire Ajeti e cila me profesion është studente e Juridikut, ndërsa në zgjedhjet e fundit nacionale dhe lokale ka qenë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së.
“Me prezencën të rinjve në kuvend dëshmohet se Aleanca e Rinisë në Vushtrri do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër.” thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Vushtrri.












