Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët: Kurti duhet ta shtyjë vendimin për targat, situata mund të përshkallëzohet

15/11/2022 - 08:38
në Kryesore, Lajme
A A
Analistët: Kurti duhet ta shtyjë vendimin për targat, situata mund të përshkallëzohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me 21 nëntor përfundon faza e parë e vendimit për targat.

Në fazën e dytë që nisë në këtë datë, parashihen gjoba prej 150 euro për ata që lëvizin me targa ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Por skeptik për hyrjen në fuqi të kësaj faze janë analistët politik.

Analisti politik, Artan Muhaxheri tha se hyrja në fuqi e kësaj faze do ta përshkallëzonte situatën në veri.

“Unë nuk pres që Qeveria e Kosovës të vazhdoj me planin e gjobave apo me fazën e gjobave sepse kjo do ta përshkallëzon konfliktin dhe pasojat do të ishin shumë destruktive” tha ai

E që kjo të mos ndodh Muhaxheri, tha se kryeministri Kurti do të duhej që ta riformulon vendimin duke i marrë parasysh edhe kërkesat e SHBA-se e BE-së.

“Gjëja ma normale që mund ta bëjë kryeministrin në këtë moment është që ta gjeje ndonjë riformulim kreativ të vendimit i cili do ti merrte për bazë kërkesat e aleatëve ndërsa në anën tjetër nuk do të konsiderohet si ndonjë ndryshim i madh për Qeverinë, pra ka shumë mundësi që të gjendet një mese sepse me këtë qasja kokëforte në kundërshtim me kërkesat e aleatëve nuk mendoj se do të ishte e mirë për Kosovën që të vazhdohen me fazën e gjobave”, deklaroi ai për Front Online.

Se kryeministri Kurti, duhet ta gjen një zgjidhje para datës 21 nëntor, e thotë edhe analisti Gazmir Raci.

“Në këtë rast konsideroj se do të ishte mirë që për këto rrethana të gjendet një kompromis për të shtyrë disa veprime për planin për targat. Një ndër opsionet është që ka mundësi që periudha e qortimeve të zgjatet deri në prill të 2023 por me kërkesën e vetme që të ndërpritet ndërhyrja për serbët e Kosovës për t’i nxjerrë nga institucionet e këtë kusht kryeministri duhet ta kërkoj nga ndërmjetësuesit”, tha Raci për Front Online.

Por mendim të kundërt, ka analisti Fidan Ukaj.

Ai tha se vendimi për targat duhet që të vazhdon sipas planifikimit.

“Vendimi për implementim e masës për targat tashmë ka filluar dhe mendoj se tashmë kësaj mase Qeveria duhet t’i shkon deri në fund për arsyeje se nëse ndalohet në këtë fazë implementimi i kësaj mase forcohen strukturat paralele dhe kriminale. Unë mendoj se nuk është diçka e mirë edhe pse kërkesa e ShBA-së është dashtë që të merret parasysh dhe qysh në start kjo masë të shtyhet për 10 muaj”, u shpreh ai për Front Online.

I pyetur se a ka gjasa që faza e dytë e vendimit të anulohet, Ukaj, tha se kjo mund të ndodh nëse SHBA-ja garanton se pas 10 muajve vendimi do të fillon të implementohet.

“Kjo masë mund të anulohet nëse ShBA-të janë garant që pas 10 muajve do të fillon të implementohet masa përndryshe ne duhet t’i shkojmë deri në fund sepse nëse ne tërhiqemi njëanshëm strukturat kriminale dhe paralele do të merrnin zemër dhe institucionet e Kosovës përballë tyre do të dilnin shumë keq”, tha ai.

Qeveria e Kosovës, ka nisur zbatimin e vendimit për targat me 1 nëntor.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë