Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët me mendime të ndryshme për arritjen e marrëveshjes me Serbinë këtë vit, shohin më shumë presion ndaj Kosovës

28/05/2023 - 08:34
në Lajme
A A
Analistët me mendime të ndryshme për arritjen e marrëveshjes me Serbinë këtë vit, shohin më shumë presion ndaj Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analistët politikë kanë mendime të ndryshme sa i përket mundësisë së arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti politikë, Bekim Kabashi, është optimist se marrëveshja arrihet deri në fund të vitit, përderisa Shemsi Jashari e mendon të kundërtën.

Ai i merr për bazë deklarimet e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.Për arritjen e marrëveshjes këtë vit, Bekim Kabashi thotë se dinamika e dialogut është duke shkuar drejt fundit.Ai thotë se pala kosovare në dialog ka më shumë presion, pas kërkesës së vazhdueshme të ndërkombëtarëve për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Kabashi thotë se marrëveshja është arritur, veçse kërkon implementim të plotë.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka përcaktuar një dinamikë të arritjes së marrëveshjes dhe ajo është brenda këtij viti, pra më së largu deri në fund të këtij viti kërkohet nga palët që të ketë një marrëveshje. Pra marrëveshja veç është arrit por implementimi i marrëveshjes përcakton nëse ajo është plotësuar apo jo. Në këtë rast presioni është më shumë te pala kosovare për faktin se pala kosovare e ka tërheq presionin duke mos e pranuar procedimin e themelimit të Asociacionit. Dihet se nga fillimi kur ka filluar ky proces i dialogut, bashkësia ndërkombëtare ekskluzivisht SHB-ja i kanë kërkuar Kosovës që me përmbush një obligim që e ka pasur nga marrëveshjet 2013-2015, dhe ajo pavarësisht se është kundërshtuar edhe në marrëveshjen e Ohrit është brenda saj dhe Kosova obligohet në tri marrëveshjet 2013, 2015 dhe 2023. Presioni te Serbia ekziston por vet fakti që Kosova po ngec në hapa të saj, e bën të pamundur që i njëjti presion të alokohet në masë të njëjtë edhe te Serbia”, thotë Kabashi.

Javët në vazhdim, Kabashi e sheh përcaktuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nëse e vëzhgojmë situatën në procesin e dialogut, atëherë na bën optimist për faktin sepse është shkuar sipas agjendës, pavarësisht mospajtimeve e kundërshtimeve të palëve. Palët janë ulur dhe kanë arritur marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, pastaj janë ndjekur afatet e takimeve në Bruksel, marrëveshjen për të pagjeturit dhe hapja e temës së Asociacionit pavarësisht se nuk e kemi një draft i cili i ka përafrua palët, por Asociacioni ka filluar të diskutohet dhe mendoj që javëve në vazhdim do të kemi një qartësi më të madhe rreth kësaj teme”, thotë Kabashi.

Ndërsa analisti politik, Shemsi Jashari, këtë vit nuk sheh përfundim të këtij procesi. Ai sheh më shumë presion të ndërkombëtare karshi Kosovës.

“Nëse i shohim lëvizjet e fundit të diplomacisë evropiane por edhe amerikane e vizitat e shpeshta në Qeverinë e Kosovës dhe deklarimet nga distanca, mund të shihet një lloj presioni që i bëhet Qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në zbatimin e atyre marrëveshjeve, sidomos Asociacionit. Në anën tjetër kur i shohim deklarimet e zyrtarëve të Kosovës e sidomos të kryeparlamentarit, nuk mund të kemi këtë vit një përmbyllje të procesit të negociatave Kosovë-Serbi”, thotë Jashari, teksa tregon edhe për gabimin që e ka bërë Kosova në këtë proces.

“Ajo që dihet është se insistimi i partnerëve tanë është që me çdo kusht të shkohet drejt themelimit të Asociacionit. Unë mendoj që Kosova ka bërë një gabim në hapa kur ka lejuar që një komision i formuar nga vetë Qeveria e Kosovës ta ndërtojë një draft-status, i cili nuk i është prezantuar Qeverisë së Kosovës, kështu që duke e dorëzuar drejtpërdrejt në Bruksel, e ka krijuar një bazë të startit prej ku do të fillojë negocimi rreth asaj se si do të ndërtohet Asociacioni, kanë shkuar me kërkesa maksimale”, u shpreh Jashari.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë