Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët për vizitën e Lajçakut: Harmonizim i aneksit për zbatimin e planit franko-gjerman

09/03/2023 - 17:48
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani në takim me Lajçakun: Fjalën përfundimtare rreth marrëveshjes duhet ta thotë Kuvendi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke zhvilluar takimet me Kurtin dhe Osmanin.

Sipas njoftimit nga Brukseli, Lajçaku vjen me qëllimin të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së dhe përgatitjeve për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Osmani pas takimit me Lajçakun tha se u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

Osmani ka ritheksuar se Kosova mbetet e angazhuar për një proces, i cili i kontribuon paqes afatgjate, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.

Lajcaku takimin e radhës do ta zhvilloj sot edhe me kryeministrin Kurti.

Analistët politik ardhjen e Lajçakut në Kosovë e shohin si vazhdim i bisedimeve rreth planit franko-gjerman.

Gazmir Raci, njohës i çështjeve politike tha se janë momentet e fundit që dy palët të deklarohen për propozimin e BE-së.

Sipas tij, shteti serb nuk është i gatshëm të pranoj planin franko-gjerman.

“Harmonizimi i aneksit për zbatimin e planit franko-gjerman. Këto janë momentet e fundit kur të dyja palët duhet edhe zyrtarisht me u deklaruar me një takim përfundimisht për propozimin e BE-së për zgjedhën e problemit Kosovë-Serbi”.

“Kosova e ka konfirmuar planin e pranit franko-gjerman, jam skeptik që Serbia nuk ka me pranuar diçka të tillë se nuk e gatshme me zbatuar shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Shteti serb nuk është i gatshëm të pranoj kërkesën e Gjykatës”, theksoi Raci për Front Online.

Skeptik se Serbia nuk do ta pranoj planin e propozuar nga BE-ja është edhe analisti Fidan Ukaj.

Ukaj tha për Front Online se Vuçiq nuk do ta nënshkruaj planin franko-gjerman.

“Jam shumë skeptik sa i përket kësaj arritjes së kësaj marrëveshje sepse Serbia ka qenë destruktive në vazhdimësi dhe ky pranim në parim i pjesës së parë ka qenë sa me treguar që Vuçiq dhe Serbia janë të gatshëm për marrëveshje mirëpo kur vie koha për nënshkrim Vuçiq do të tërhiqet dhe Serbia nuk do ta nënshkruaj planin franko-gjerman”, u shpreh Ukaj.

Ai thotë se vizita e Lajçakut sot në vend është funksionalizimi i marrëveshjes mes dy palëve.

“Edhe kjo vizitë e Lajçakut bëhet në vazhdën e takimeve për me e funksionalizuar planin e veprimit të implementimit të marrëveshjes mes palëve, ky është qëllimi i kësaj vizite. Edhe në Serbi që do ta mbajë takimin është një parapërgatitje për takimin e 18 marsit, që palët të jetë të afruara që të bien dakord”, thotë Ukaj.

Lajçaku të hënën dhe të martën e 13 dhe 14 marsit do qëndrojë në Beograd.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë